OEK prezanton platformën për krijimin e planit të biznesit për ndërmarrjet e vogla e të mesme

Prishtinë | 01 Dhj 2017 | 10:31 | Nga

  Në Pejë  filloi kampanja rajonale e Odes Ekonomike të Kosovës për promovimin e  partneritetit  me GEOtest a.s. nga Brno (Republika Çeke), si përfitues të projektit “Asistencë për krijimin e planit të biznesit për NVM-të në Kosovë” dhe krijimin e ueb faqes për plane të biznesit, financuar nga Czech Republic Development Cooperation, prazantuan platformën online për krijim të biznes planeve para bizneseve kosovare, si mundësi që për ato biznese të cilat nuk e kanë tashmë të zhvilluar planin e tyre biznesor, t’u ofrohet asistencë në këtë fushë.

 Vlenë të theksohet se arsyeja e inicimit të një projekti të tillë është fakti se në anketën e bërë nga Oda Ekonomike e Kosovës se sa kompani vendore në veçanti ato në shërbime kanë një biznes plan përgjigjja e tyre ka qenë shqetësuese sepse vetëm tridhjetë për qind kanë një biznes plan. Dhe ajo që është më e rëndësishme është fakti se këto kompani që posedojnë plane të biznesit qëndrojnë shumë më mirë në aspektin e afarizmit dhe të bërit biznes.

 Kjo platformë u krijua nga OEK-u me qëllim të lehtësimit të të bërit biznes në vendin tonë, pasi që, në të gjeturat e raportit bottleneck të vitit 2015 të Odës Ekonomike të Kosovës, bizneset kosovare të cilat nuk kishin të zhvilluar një plan biznesi kishin tendencë të kenë barriera më të mëdha në krahasim me ato biznese që kishin planifikim biznesor.

 Me qëllim të prezantimit të kësaj platforme dhe mundësive që ajo ofron, Oda Ekonomike e Kosovës filloi kampanjën për informim të biznesve rreth kësaj platforme dhe rëndësisë që ka plani i biznesit në suksesin e kompanisë.

 Turnet e takimeve me bizneset e njësive rajonale filluan  në Pejë, ku bizneset e këtij rajoni dhe bizneset e rajonit të Gjakovës, të sektorëve të ndryshëm, të madhësive të ndryshime, u informuan dhe patën mundësinë të regjistrohen online në këtë platformë dhe të udhëzohen për krijimin e planit të biznesit.

 Në parim, një plan biznesi paraqet një udhërrëfyes që përcakton udhëheqjen dhe qeverisjen e ndërmarrjes.

Plani i biznesit do të përshkruajë konceptin e idesë së ndërmarrësit, si dhe qëllimet që duhen arritur.

 Përveç kësaj, shërben si një mjet planifikimi dhe menaxhimi për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), duke rritur dhe strukturuar biznesin ekzistues ose duke siguruar fonde për fillimin e biznesit të ri.

 Ueb faqja e re do t’u shërbejë ndërmarrësve, (veçanërisht atyre të cilët përballen më së shumti me barriera si rezultat i mungesës së planit të biznesit) që të krijojnë atë dhe të bëjnë planifikimin e biznesit sipas rregullave dhe standardeve ndërkombëtare.

 Kampanja do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim në rajonet e tjera të Kosovës me qëllim të informimit të drejtë të mundësive që ofron kjo platform.

 Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e përkushtuar në përfaqësimin e interesave të komunitetit të biznesit kosovar që përmes aktiviteteve, projekteve dhe lobimit të saj të kontribuojë në përmirësimin e ambientit biznesor në vend.

                                   

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme