OEK-u shpërblen tatimpaguesit, eksportuesit dhe punëdhënësit më të mirë të vitit

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 09:23 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka ndarë shpërblimet për tatimpaguesit, eksportuesit dhe punëdhënësit e vitit 2019, raporton Ekonomia Online.

Përveç bizneseve të ftuar në këtë ceremoni ishte edhe Presidentin i vendit Hashim Thaçi.

Thaçi ka përgëzuar sipërmarrësit për të arriturat e sivjetmeve.

“Të nderuar përfaqësues, dëshiroj që në këtë fundvit t’ju përgëzoj për të arriturat tuaja ju uroj që edhe në vitin e ardhshëm të keni të njëjtin sukses. Suksesi juaj është suksesi i Kosovës, ju kultivon dhe forconi shtetin tonë”, tha Thaçi.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në hapje të kësaj mbrëmje tha se institucioni që ai udhëheq po rritet nga viti në vit.

“Jam shumë i lumtur sonte në këtë moment. Familja jonë e madhe po rritet nga viti në vit dhe sonte po e shoh më shumë rritje se vitin e kaluar dhe një performancë e jashtëzakonshme e bizneseve. Ne si OEK e shohim si shtëpi të ndërtuar me themele, të ndërtuar nga ata që paguajnë taksa, krijojnë vende pune, investojnë dhe eksportojnë. Sonte në këtë sallë është më shumë se 90 për qind e buxhetit të shtetit, mbi 30 për qind e GDP-së sëvendit”, tha ai, raporton EO.

Tatimpaguesi i vitit 2019 është shpallur Devolli Corporation.

Si tatimpagues u shpërblyen edhe : Banka Kombëtare Tregtare, Kompania Buqaj, Kompania Elkos, Kompania Hib Petrol, Keds Kesco, Kompania e sigurimeve Iliria, Korparata Energjetike e Kosovës (KEK), Model Sllovenia, Neptun Kosova, Nlb Banka, Pro credit Banka, Reiffeisen Bank Kosova, Banka TEB, Sigal Group Austria, Telekomi i Kosovës, Viva Fresh”.

Eksportuesi i vitit 2019 është shpallë Trepça.

E në mesin e eksportuesve të vitit 2019 u zgjodh Frutex, Fluidi, Fruti, Industria Metalike e Kosovës e të tjera.

Sa i përket punëdhënësit në Kosovë për vitin 2019 është shpallur Abi Center nga Prizreni, pasuar nga American Hospital Kosova, Bavaria, Stone Castle, Shell Kosova, Kompania Abi, Dukagjini, Besa Security, Kawa Group, Kujtesa etj.

OEK-u shpërblen tatimpaguesit, eksportuesit dhe punëdhënësit më të mirë të vitit from Ekonomia Online on Vimeo.

Të ngjashme