Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) fton kompanitë kosovare të produkteve të ndërtimit që të punojnë më tepër për posedim të markës CE për produktet e tyre. Vlera e shtuar e markimit CE është që të gjitha vendet e BE-së duhet të lejojnë shitjen e produkteve të ndërtimit që mbajnë këtë markë. Kjo do të thotë që autoritetet publike nuk mund të kërkojnë ndonjë markë ose certifikatë shtesë, e po ashtu jo më shumë testime shtesë. Prandaj kompanitë prodhuese ose distributorët e produkteve janë në gjendje të tregtojnë produktin në çdo vend evropian me të njëjtin dokumentacion. Së bashku me Deklaratën e Performancës kjo gjithashtu do të ndihmojë klientët dhe përdoruesit përfundimtarë të kontrollojnë performancën e produktit dhe ta krahasojnë atë me produkte të tjera në të njëjtën qasje teknike.
Kur prodhuesi, vendos markën CE në një produkt kjo do të thotë që kompania është duke siguruar që performanca e produktit që po shitet është e njëjtë me atë që deklarohet dhe se është marrë duke përdorur specifikimet teknike të duhura evropiane.
Trans pozimi i CPR-së 305/2011 është në fazën finale (aktualisht në lexim të dytë) dhe si e tillë gati ka kaluar të gjitha procedurat për miratim final nga Kuvendi i Kosovës.
Megjithëse, Kosova nuk ka trupa notifikuake meqenëse nuk është anëtare e BE-së, si lehtësim për produktet e ndërtimit kosovar, parashikohet të kemi trupa të emëruar për vlerësim të konformimtetit, të cilët do të emërohen nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Aktualisht ekzistojnë 11 laboratorë testues për materiale e ndërtimit të akredituar nga Drejtoria e Akreditimit të Kosovës.
Projektligji për produktet e ndërtimit, përmban tri mënyra me të cilat produkti mund të tregoj përputhshmërinë me kërkesat e këtij ligji, si në vijim: përdorimi i shenjës CE – shënjimi CE aplikohet atëherë kur vendi i destinacionit të produktit e kërkon një gjë të tillë, por mund të aplikohet edhe për produktet në tregun e Kosovës,përdorimi i shenjës së konformitetit të Kosovës aplikohet në rastet kur prodhuesi përmbush kërkesat për vendosjen e saj, të përcaktuara në këtë ligj, apo shenjën tjetër ekuivalente të konformitetit sipas marrëveshjeve të ratifikuara ndërkombëtare,vendosja në tregun e Kosovës së produkteve ndërtimore duke zbatuar dispozita tjera përveç atyre të kërkuara për shenjën CE apo shenjën e konformitetit të Kosovës.
Markimi CE përmban disa informacione thelbësore rreth produktit dhe siguron një lidhje me dokumentet e tjera shtesë të cilat gjithashtu përmbajnë informacione të rëndësishme. Pajisja me CE markë jo vetëm që konsiston në vendosjen e etiketës tek produkti, nga ana tjetër prodhuesit duhet të kryejnë shumë detyra për të përfunduar procesin e shënjimit të markës CE.
Prodhuesi ose përfaqësuesi i kompanisë është përgjegjës për vendosjen e markës CE. Vendosja e simbolit tё markës CE duhet të jetë në përputhje me Direktivën 93/68/EC dhe të tregohet mbi produktet, paketimin ose dokumentin komercial shoqërues.
Ka një numër parimesh dhe kërkesash që aplikohen në informacionin e dhënë bashkë me simbolin e markës CE si ai duhet të përfshijë emrin e prodhuesit, ai duhet të përfshijë: numrin unik të identifikimit të certifikimit (produktit ose FPC) për produktet nën kuadrin e sistemit tё vërtetimit tё konformitetit 1+, 1 dhe 2+, dy shifrat e fundit tё vitit kur është vendosur simboli i markës CE dhe numrin e çertifikatës së konformitetit; ai duhet të përfshijë numrin e standardit Evropian të produktit dhe një përshkrim të produktit (të tillë si emri i përgjithshëm, materialet, dimensioni dhe përdorimi final),ai do të japë (gati në të gjithë rastet), informacionin e pёrformancës për të gjitha karakteristikat për të cilat prodhuesi dëshiron të deklarojë një vlerë dhe NPD për të tjerat, nuk ka aktualisht rregulla se në cilën gjuhë duhet të jepet informacioni i markës CE.
Megjithatë, meqenëse informacioni duhet të jetë i kuptueshëm për autoritetet zbatuese të ligjit nё treg në vendin e destinacionit (dhe vetëm nëse prodhuesi ose është i sigurte që ekziston një gjuhë e vetme, si anglishtja, qё kuptohet, ose simboli apo sistemi i përcaktimit qё përdoret, nuk kërkon përkthim), prodhuesi rekomandohet të konsiderojë përdorimin e gjuhës së vendit të destinacionit.
Përfitimet e kompanive janë të mëdha pas shënjimit të markës CE, duke ndikuar kështu në depërtim më të lehtë në tregjet e BE-së dhe përafrim me vlerat evropiane në fushën e sigurisë së produktit.
Oda Ekonomike e Kosovës apelon tek bizneset vendore që të kuptojnë rëndësinë e ndërkombëtarizimit te ndërmarrësish vendore e në veçanti përmbushjen e normave dhe kritereve të kërkuara për prodhimet “Made In Kosova” me qëllim të shfrytëzimit të mundësive që ofron MSA si dhe Marrëveshjet të tjera ndërkombëtare. Përmirësimi i bilancit te pagesave është i një rëndësie strategjike për Kosovën prandaj markimi dhe brendimi janë në funksion të arritjes se këtyre objektivave.