Pas problemeve në fushën e lojës, ato e ndoqën Kosovën edhe pas ndeshjes.
Pasi e përfunduan konferencën për shtyp në Rumani, në ambientet e brendshme të “Arena Nationala”, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani dhe zyrtari i FFK-së, Taulant Hodaj janë fyer nga stafi rumun.
Në thirrjet e stafit rumun dëgjoheshin fjalët si: “Turp të keni, shkoni në shtëpi”.
Tollovi u krijua pasi një zyrtar rumun i cili kishte leje hyrje në të gjithë stadiumit ka provokuar Edon Zhegrovën.
Ai vazhdoi sjellje jo të mirë edhe gjatë daljes nga dhoma e konferencës.
Pas kësaj Taulant Hodaj reagon, së bashku me menaxherin Bajram Shala, ndërsa Edon Zhegrova qëndronte afër presidentit të FFK-së, Agim Ademi.