“Egërsira”, kështu i kishte quajtur nënat e familjarët e personave të pagjetur në Gjakovë, ish-ministri Aleksandar Jablanoviç. Ai, për këto fjalë u shkarkuar nga pozita e ministrit për kthim dhe komunitete në qeverinë e Kosovës.
Protestuesit në Gjakovë, të cilët në numrin më të madh ishin nënat dhe familjarët e personave të pagjetur të luftës të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serb që të vizitonin Gjakovën në festën e Krishtlindjeve ortodokse. Ata, ishin ndier të ofenduara nga deklarata e ish-ministrit serb.
Sot, shtatë vite pas kësaj ngjarje, Jablanoviç thotë se deklarata e tij u interpretua ashtu siç i ka konvenuar dikujt.
Edhe pse kishte kërkuar falje nënave që janë ndier të fyera, Jablanociç thotë se në asnjë medium shqiptar nuk është publikuar deklarata e saktë e tij.
“Unë mirë e di çfarë kam thënë në atë deklaratë dhe mediat e din mirë se si e kanë transmetuar. Çdo kush mund të iu paraqes fjalët qe ju kurrë nuk i keni thënë sikur të ishin tuajat. Kurrë, në asnjë medium shqiptar nuk e kam parë deklaratën time burimore se si e kam dhënë unë. Çdoherë është interpretuar se si i ka konvenuar dikujt. Për mu është temë e mbyllur me të cilën nuk dua të merrem” deklaroi ai në një intervistë dhënë për InDoks.
Jabllanoviq u shkarkua nga posti i ministrit për Kthim dhe Komunite, pas insistimit të shoqërisë civile pas deklaratës së tij në Zoçishtë të Rahovecit, i cili nënat e civilëve të zhdukur shqiptarë të Gjakovës i quajti egërsira.
Jabllanoviç ka shtuar se komentet e tij nuk kishin të bënin me familjarët e personave të zhdukur por me ata të cilët kishin hedhur sende në autobusin që kishte qytetarë serbë. Jabllanoviç ka kërkuar falje pasi mijëra qytetarë në Gjakovë kanë protestuar ditën e shtunë më 17 janar, duke kërkuar shkarkimin e Ministrit.
“U kërkoj fjale të gjitha nënave që janë ndier të fyera me këtë deklaratë”, ka thënë ai.