Ofendonte myslimanët dhe të krishterët në internet, dënohet me burg

Prishtinë | 05 Tet 2016 | 14:59 | Nga

Një djalosh adoleshent është burgosur në Singapor, sepse i ka “lënduar ndjenjat” e myslimanëve dhe të krishterëve, në një seri videosh të postuara në Youtube.

Videot e tij janë dënuar nga Kombet e Bashkuara.

Kjo është hera e dytë që 17-vjeçari Amos Yee burgoset për videot e postuara në Youtube. Vitin e kaluar u dënua me katër javë burg, pasi që kishte krahasuar me Hitlerin dhe Jezusin, ish kryeministrin e Singaporit, Lee Kuan Yew.

Këtë herë, ai është dënuar me gjashtë javë burg dhe gjobitur me 2.000 dollarë për gjashtë akuza, se ka dashur t’i lëndojë ndjenjat e myslimanëve dhe të krishterëve, dhe dy të tjera se nuk është paraqitur në stacion policor, raporton the Straits Times.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme