Oficerë të FSK-së, diplomojnë në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Republikën e Shqipërisë

Prishtinë | 13 Jan 2025 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë, 6 oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përmbyllur me sukës shkollimin në Akademinë e Mbrojtjes pranë Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit (KTHOSH), në Republikën e Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.

Në njoftim thuhet se ky kurs përgatit oficerët e shtabit të batalionit, dhënien e njohurive në nivelin e brigadës, ku përgatit oficerët në procesin e vendimmarrjes dhe menaxhimin me trupat.

“Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë mbështesin në vazhdimësi ngritjen profesionale të personelit ushtarak të FSK-së, në forcimin e sigurisë dhe mbrojtjes globale”, theksohet në njoftimin e FSK-së.

Të ngjashme