Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Prishtinë | 10 Kor 2026 | 21:09 | Nga Ekonomia Online

Oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diplomuar me sukses në Kursin e Lartë të Oficerit dhe Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, të zhvilluara në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Përfundimi i këtyre programeve të avancuara të edukimit ushtarak forcon kapacitetet udhëheqëse dhe operacionale të FSK-së, duke dëshmuar përkushtimin tonë për zhvillimin e një ushtrie moderne dhe profesionale.

“Ky sukses është gjithashtu dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e edukimit dhe aftësimit ushtarak” deklaron Maqedonci.

Të ngjashme