Oficeri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Bajram Geci, ka përfunduar kursin e Betejës së Komandantëve të Togjeve të Mbretërisë së Bashkuar në shkollën prestigjioze të Luftës së Këmbësorisë.
Kursi i Betejës së Komandantëve të Togut, përqendrohet në prodhimin e Komandantëve të Togës të aftë taktikisht, të cilët janë të fortë fizikisht dhe mendërisht. Ky kurs përfundon menjëherë pas komisionimit nga Akademia Mbretërore Ushtarake Sandhurst (RMAS).
Kursi ndahet në dy faza të veçanta – Faza e Taktikave dhe Faza e Trajnimit Taktik të Zjarrit të Gjallë (LFTT).