Ofrohen shërbime mjekësore edhe për qytetarët e Lagjes së Boshnjakëve dhe Kodrës së Minatorëve

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Tanimë qytetarët e Mitrovicës veriore mund të marrin shërbime shëndetësore në dy Qendra të Mjekësisë Familjare me lokacion në Kodrën e Minatorëve dhe Lagjen e Boshnjakëve

 “Dhe për këtë gjë krerët komunal janë falënderues dhe mirënjohës ndaj pronarit z. Bislim Fejza, për dorëzimin e objektit në shfrytëzim gjatë periudhës së pandemisë për nevojat e komunitetit në atë pjesë. Tanimë qytetarët e Mitrovicës veriore mund të marrin shërbime shëndetësore në dy Qendra të Mjekësisë Familjare me lokacion në Kodrën e Minatorëve dhe Lagjen e Boshnjakëve”, është thënë në një njoftim të komunës së Mitrovicës.

Sipas njoftimit, këto qendra do të jenë të pajisura me të gjitha barnat e listës esenciale dhe do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve në atë pjesë.

“Me këtë rast drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, gjatë vizitës së realizuar në objektin në fjalë ka falënderuar pronarin z. Fejza për ndihmën e ofruar, si dhe personelin shëndetësor të QKMF-së të cilët treguan gatishmërinë e tyre që në çdo kohë të ofrojnë shërbime për qytetarët pavarësisht cilit komunitet i takojnë, është thënë në komunikatë.

Të ngjashme