Organizatat Joqeveritare të serbëve në Kosovë, i janë ankuar emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarit, për prezencën e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, në komunat veriore.
Kjo bëhet e ditur përmes një cicërime në tëitter, nga Iniciativa e Re Sociale, ndërsa njoftohet edhe takimi i tyre me Escobarin në Washington, transmeton klankosova.tv.
”Me ftesë të @ACEurope, një delegacion i OSHC-ve serbe të Kosovës do të ketë takime në Washington DC këtë javë. Ne e filluam vizitën tonë duke u takuar me Gabriel Escobar në Departamentin e Shtetit Amerikan.
Ne adresuam shqetësimet dhe çështjet e komunitetit tonë me praninë e përhershme të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, në zonat serbe”.