“Shën Nënë Tereza, lutu për ne!”. Kështu shkruante në tweet Papa Françesku, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Bamirësisë, që kremtohet pikërisht në datën e përvjetorit të vdekjes së Shenjtores shqiptare, 5 shtator.
“Silleni paqen me vete, për t’ua dhënë të tjerëve, me jetën tuaj, me buzëqeshjen tuaj, me veprat e bamirësisë! Shën Nënë Tereza, lutu për ne!”. Ky, tweet-i i Papës në faqen e tij të internetit @Pontifex ishte në nëntë gjuhë.
“Dita e sotme është homazh i OKB-së për fytyrën e Nënë Terezës, që pasqyron bukurinë e bamirësisë e të varfërisë – pohon, në një intervistë dhënë Radio Vatikanit, zëvendës-drejtori i Karitasit italian, Paolo Beccegato. Bukuria e saj transmeton bukurinë e Evangelii Gaudium, për të cilën flet aq shumë Françesku. Për t’u shprehur me fjalët e Shën Gjonit XXIII – vijon – “bamirësia është një nga shtyllat e paqes!”.