OKB-ja: Tre muajt e ardhshëm 43 milionë njerëz do të vuajnë nga uria

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Programi Botëror i Ushqimit që varet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka paralajmëruar se numri i personave të rrezikuar nga uria në Afrikën Lindore mund të dyfishohet në tre muajt e ardhshëm për shkak të Coronavirusit.

Janë 43 milionë persona që rrezikojnë të mos kenë më ushqim në nëntë shtete: Etiopia, Kenia, Ruanda, Burundi, Xhibuti, Eritrea, Somalia, Sudani i Jugut dhe Uganda.

Në Afrikë janë sot mbi 33 mijë raste të konfirmuara me Coronavirus ndërsa rreth 1 500 kanë vdekur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme