OKB krijon Task Forcë për të lehtësuar pasojat në Ngushticën e Hormuzit

Prishtinë | 27 Mar 2026 | 19:08 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka ngritur një Task Forcë të posaçme për të menaxhuar shqetësimet në Ngushticën e Hormuzit, që mund të ndikojnë në nevojat humanitare dhe prodhimin bujqësor në muajt e ardhshëm.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha se kjo iniciativë synon të lehtësojë tregtinë e plehrave dhe lëvizjen e lëndëve të para, pa përfshirë naftën e papërpunuar. Ai shtoi se OKB-ja ka përvojë në ndërtimin e mekanizmave të ngjashëm në zona konflikti, si në Ukrainë dhe përmes Iniciativës së Grurit në Detin e Zi, por ende nuk është përcaktuar forma konkrete e këtij mekanizmi.

Guterres ka zhvilluar konsultime me ministrat e Jashtëm të Iranit, Egjiptit dhe Pakistanit, si dhe me ambasadorët amerikan dhe bahreinas në OKB. Nëse Task Forca rezulton e suksesshme, kjo mund të kontribuojë drejt një zgjidhjeje më të gjerë politike.

Të ngjashme