Oklahoma City Thunder kanë marrë fitoren e parë këtë edicion në NBA.
Pas katër humbjeve të njëpasnjëshme, Thunder kanë triumfuar ndaj Phoenix Suns me rezultat 117:110.
Dy çerekët e parë ishin vendimtar për vendasit të cilët krijuan epërsi prej 14 pikëve dhe arritën ta menaxhonin mjaftë mirë.
Russell Westbrook me 23 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime ishte më meritori për fitoren e Thunder.
Por me paraqitje të mirë u dallua edhe Paul George që shtoi 23 pikë si dhe qendra Noel ne 20 pikë e 15 kërcime.
Ndeshjen e radhës Oklahoma do ta zhvillojë në udhëtim tej Los Angeles Clippers, transmeton Telegrafi.
Fitore të ngushtë a shënuar edhe kampioni në fuqi Golden State Warriors.
Kampionët kanë triumfuar përballë Brooklyn Nets me gjashtë pikë diferencë 120:114.
Fundori Steph Curry ishte më efikasi në këtë përballje me 35 pikë, shtatë kërcime e tre asistime.
Paraqitje fantastike pati edhe Kevin Duraant që e përfundoi takimin me 34 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.
Curry e Durant u ndihmuan edhe nga Klay Thompson që shtoi 18 pikë.
Kampioni aktual ndeshjen e radhës do ta luajnë ndaj Chicago Bulls.
Rezultatet:
Golden State Warriors – Brooklyn Nets 120:115
Oklahoma City Thunder – Phoenix Suns 117:110
Utah Jazz – Dallas Mavericks 113:104
LA Clippers – Washington Wizards 136:104