Britaniku Lawrence Okolie ka dominuar përballjen me polakun Krzysztof Glowacki të shtunën mbrëma në Wembley, duke e fituar kështu titullin e botës në boks profesionist në kategorinë kruzer.
Britaniku 28-vjeçar e fitoi meçin e vlefshëm për titullin vakant të botës në versionin }BO me nokaut në raund të gjashtë.
Për Okolien është fitorja e 16-të në po aq meçe, dhe e 12 me nokaut.
Britaniku ishte shumë komod në përballje me ish-kampionin e botës Glowacki.
“Është me rëndësi që të bëhem një prej boksierëve më të mirë të Britanisë në kategorinë kruizer. Ishte fitore e mirë, por ka teste tjera para meje. Ndoshta do të qajë, por jo këtu, do të qajë në dhomë të hotelit. Ndjehem i bekuar, është çmenduri”, ka thënë Okolie.
Glowacki ka pësuar humbjen e tretë në karrierë karshi 31 fitoreve.