Ola dhe James Jordan bëhen prindër për herë të parë

Prishtinë | 01 Mar 2020 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Ola dhe James Jordan janë bërë prindër për herë të parë të një vajze.

Balerina e njohur, 37-vjeçare, dhe bashkëshorti i saj prej 17 vitesh, 41-vjeçar njoftimin e bënë përmes rrjeteve sociale.

Nëna e re ndau një fotografi gjersa po mbante dorën e foshnjës së porsalindur duke shkruar, “Ajo është këtu, ajo është perfekte”.

https://www.instagram.com/p/B9KV6ytJPep/

James po ashtu mori rrjetin social, Instagram, për të ndarë një imazh të vajzës së tyre me përshkrimin, “Jam njeriu më i lumtur në botë”.

Çifti, të cilët janë së bashku për më shumë se 20 vite, treguan se po presin fëmijën e parë në shtator të vitit 2019 pas një beteje të dhimbshme tre vjeçare me infertilitetin.

Yjet e vallëzimit më parë pranuan stresin e të kaluarit nëpër tre vjet përpjekje për të pasur një fëmijë.

James dhe bukuroshja me origjinë polake, Ola u takuan për herë të parë në një konkurs vallëzimi në ‘Blackpool’ në 1999 dhe u martuan katër vjet më vonë.

Ata fillimisht ishin partnerë të vallëzimit para se marrëdhënia e tyre profesionale të kthehej në romancë, James i propozoi dy vjet më vonë dhe çifti u martuan në tetor të vitit 2003. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme