Olimpiada e 2028-ës, presidentja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar do takim me Trumpin

Prishtinë | 21 Mar 2025 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e sapozgjedhur e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Kirsty Coventry, ka shprehur dëshirën për të pasur një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të siguruar suksesin e Lojërave Olimpike të Los Anxhelos 2028.

Coventry, e cila është ministre e sporteve në Zimbabve dhe një nga olimpistët më të dekoruar të Afrikës, tha se edhe IOC-ja dhe Shtetet e Bashkuara duan që Lojërat Olimpike të 2028 të jenë të suksesshme.

Që nga marrja e detyrës më 20 janar, Trump ka njoftuar një sërë urdhërash ekzekutivë që fokusohen në rregulla më të rrepta për hyrjen në kufi, procedura më të ngushta të kontrollit të vizave dhe një goditje ndaj emigrantëve pa dokumente në Shtetet e Bashkuara, raporton Reuters.

Disa anëtarë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, të cilët shprehën shqetësimin e tyre lidhur me kohën e gjatë të pritjes për vizat amerikane, kërkuan sqarime nga organizatorët e Lojërave Olimpike të LA 2028, për shkak të politikave të forta të kufijve të Trump.

Trump ka ndaluar atletët transgjinorë të konkurrojnë në sporte në shkollat e Shteteve të Bashkuara, një masë që grupet e shoqërisë civile e konsiderojnë si një shkelje të të drejtave të personave trans. Trump ka thënë se nuk do të lejojë atletët transgjinorë të konkurrojnë në Lojërat e LA, por IOC-ja aktualisht lejon pjesëmarrjen e atletëve transgjinorë në Lojërat Olimpike.

Të ngjashme