Lojërat Olimpike të Tokios, të cilat u shtynë për shkak të pandemisë globale të koronavirusit, do të mbahen nga 23 korriku deri më 8 gusht në 2021.
Lojërat Olimpike të vitit 2020 ishin planifikuar të zhvilloheshin nga 24 korriku deri më 9 gusht në kryeqytetin japonez, por u shtynë për herë të parë në histori për shkak të përhapjes së vazhdueshme të koronavirusit.
Për datën e re ranë dakord të hënën midis Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe organizatorëve vendas japonez, njofton Klan Kosova.