Dy vjet më parë, në një lëvizje që ka kënaqur disa dhe ka shokuar disa të tjerë, Olivia Moultrie njoftoi se ka pranuar një bursë për të luajtur futboll në nivel të kolegjeve tek Universiteti i North Carolinas. Ajo ishte 11-vjeçare.
Të hënën, Moultrie, futbollistja më e re që ka pranuar një bursë akademike, u bë edhe futbollistja më e re që zyrtarisht ka hequr dorë nga e drejta për të luajtur në rang të kolegjeve.
Tash 13-vjeçare, Moultrie ka njoftuar se ka firmosur marrëveshje me Wasserman Media Group, një agjenci sportive dhe një kontratë disavjeçare sponsorizimi me kompaninë “Nike”.
Duke marrë këto dy veprime, Moultrie formalisht ka nisur karrierën profesioniste. Agjenti i Moultriet, Spencer Wadsworth, ka refuzuar të tregojë kushtet e marrëveshjes me “Nike”, pos që ka thënë se ka më tepër vlerë financiare se bursa katërvjeçare në një top-universitet, që në përgjithësi vlerësohet rreth 300 mijë dollarë.