Olivia Rodrigo e paralajmëron lansimin e këgës së re “Déjà vu”

Prishtinë | 30 Mar 2021 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Pasi i bëri adhuruesit të hamendësojnë gjatë fundjavës, duke i fshirë të gjitha postimet e saj në Instagram, Olivia Rodrigo më në fund e zbuloi lajmin se për çfarë arsye ka vepruar kështu.

Në këtë formë, këngëtarja e re në skenë por tashmë shumë e suksesshme e ka paralajmëruar lansimin e këngës së ardhshme, “Déjà vu”.

Ky projekt vjen pas këngës debutuese të shndërruar në fenomen global “Drivers License”, e cila i dominoi toplistat muzikore me javë të tëra.

“Kënga ime e re ‘Déjà vu’ lansohet të enjten në ora 9 të mëngjesit. Ju premtoj se nuk është shaka e 1 prillit,” kishte shkruar Rodrigo në mesazhin e saj duke bërë shaka.

https://www.instagram.com/oliviarodrigo/?utm_source=ig_embed
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme