Olivier Glasner, trajneri më i mirë i muajit në Premier Ligë

Prishtinë | 10 Tet 2025 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Crystal Palace, Olivier Glasner, është zgjedhur trajneri më i mirë në Premier Ligë për muajin shtator.

Austriaku udhëheq me një skuadër modeste krahas gjigantëve të ligës elitare angleze, por gjatë muajit të shkuar arriti ta mbajë klubin e tij të pamposhtur.

Gjatë atij muaji padyshim spikat fitorja ndaj kampionit në fuqi të Anglisë, Liverpoolit, të cilëve ua shkaktoi humbjen e parë këtë sezon.

Të ngjashme