Barcelona dhe Atletico Madridi kanë shprehur interesim për mesfushorin e Leipzigut, Dani Olmo kanë raportuar të enjten mediumet në Gjermani. Paraqitjet e mira të 22-vjeçarit te ekipi gjerman këtë edicion, kanë tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha nga La Liga. Olmo ka shënuar tri gola dhe ka bërë tetë asistime në 28 ndeshje me Leipzigun në të gjitha garat. Ai në janar të vitit të shkuar iu bashkua Leipzigut nga Dinamo Zagrebi për 35 milionë euro dhe me ekipin gjerman ka kontratë deri në vitin 2024.
“Unë ëndërroj që në të ardhmen të kthehem për të luajtur në Spanjë. Mirëpo, për momentin jam i fokusuar vetëm te Leipzigu”, ka thënë Olmo. Reprezentuesi spanjoll është zhvilluar si lojtar në akademinë “La Masia” të Barcelonës por në vitin 2014 u transferua te Dinamo Zagreni nga të rinjtë e Barçës.