Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Olta Gixhari, ka nisur pushimet bashkë me familjen.
Ajo si destinacion ka zgjedhur Turqinë, një nga vendet më të preferuara – Bodrumin.
Biondja me këtë rast nuk ka munguar me disa fotografi atraktive, ku ka vënë në pah fizikun atraktiv.
E njëjta së fundmi solli një imazh në bikini, për të cilin u komentua mjaft shumë.
Aktorja shqiptare ka mahnitur me linjat e kolme duke vënë në pah edhe pamjen e mrekullueshme.
“Mëngjesi i vonë me një çaj”, ka shkruar ajo.
Olta përndryshe në edicionin e dytë të Big Brother mori vëmendje të madhe për shkak të lojës dhe marrëdhënies me Luiz Ejllin.