Më 21 gusht të këtij viti, aktorja e njohur Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë.
Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Amar, një emër i veçantë që vjen nga hebraikja dhe do të thotë “i përjetshëm”, ndërsa në arabisht do të thotë “hënë”.
Mbrëmjen e djeshme, Amar bëri 1 muajsh dhe aktorja publikoi një foto me të voglin në krahë dhe ka shkruar: “21/9/2020 mbrëmjen e kaluar. 1 muaj Amar”.
Gjatë këtyre muajve, Olta Gixhari na ka treguar se po e shijon shumë mëmësinë dhe herë pas here ndan foto me të vogin e saj, duke na zbukuruar rrjetet sociale.
Ndër të tjera, aktorja ka marrë shumë komente pozitive në lidhje me format trupore vetëm pak ditë pas lindjes, pasi fotot që postoi tërhoqën vëmendjen e vajzave.
Në lidhje me këtë, Olta u shpreh se pjesën më të madhe e luan gjenetika, sigurisht, përveç kujdesit të saj.