Ajo është mjaft hermetike sa i përket jetës së saj sentimentale, por këtë herë duket se aktorja seksi Olta Gixhari ka vendosur të shprehet.
Ajo ka qenë e ftuar tek emisioni i moderatores Rudina Magjistari, e cila nuk i ka kursyer pyetjet sa i përket ndarjes nga i dashuri 23-vjeçar dhe gjithashtu për statusin aktual.
“Nuk e mbaj mend lidhjen, kam probleme me memorien. Po, jam single. Nuk do doja të isha vetëm, por jam vetëm. Asnjëherë nuk është mirë të jesh pa partner”, është shprehur Gixhari, me shpërfillje rreth lidhjes së saj me Xhek Nasufin.
Aktualisht ajo është pjesë e shfaqjes “Opera për 3 grosh”, në Teatrin Kombëtar.