“OneFor” dhe Shoqata Down Syndrome Kosova, kanë nënshkruar të hënën marrëveshje për nisjen e një fushate të përbashkët, raporton Ekonomia Online.
Aty u tha se çdo llogari e hapur në OneFor, dy euro do të dedikohen për shoqatën Down Syndrome Kosova.
Sebahate Hajdini Beqiri nga Shoqata Down Syndrome Kosova, ftoi qytetarët që të hapin llogari në OneFor, pasi 2 euro dedikohen për këtë shoqatë.
“Për çdo llogari financiare digjitale të hapur, OneFor angazhohet të dhurojë 2 Euro. Fondet e grumbulluara do të përdoren për mbështetjen e shërbimeve terapeutike, sociale dhe aktiviteteve të tjera që Shoqata Down Syndrome Kosova organizon për personat me sindrom Down”, tha ajo.
“Shoqata Down Syndrome Kosova, në përputhje me misionin e saj për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të personave me sindromë Down, punon çdo ditë me përkushtim për të ofruar shërbime terapeutike dhe sociale të domosdoshme për komunitetin. Këto shërbime janë thelbësore për zhvillimin e potencialit të personave me sindrom Down dhe përgatitjen e tyre për një jetesë të pavarur”, u shpreh ajo.
Ajo tha se brenda qendrave të tyre, ofrohen shërbime direkte për më shumë se 300 persona me sindromë Doën, përfshirë të gjitha grupmoshat: fëmijë, të rinj dhe të rritur.
“Brenda pesë qendrave tona, ne si shoqatë ofrojmë shërbime direkte për më shumë se 300 persona me sindromë Down, përfshirë të gjitha grupmoshat: fëmijë, të rinj dhe të rritur. Në nivel vendi , Shoqata përfaqëson dhe mbron të drejtat e të gjithë komunitetit me sindromë Doën”.
“Përderisa qëndrueshmëria e shërbimeve tona mbetet sfiduese për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme nga institucionet publike përkatëse, iniciativa si kjo dhe bashkëpunimi me OneFor synojnë të sigurojnë vazhdimësinë e shërbimeve tona dhe të ofrojnë mbështetje të qëndrueshme dhe shumë të rëndësishme për personat me sindromë Down”.
I lumtur me këtë bashkëpunim u shpreh edhe Yll Dushi nga OneFor.
“OneFor Kosova këtë javë i mbush një vit dhe kjo është mënyra më e mirë me fillu dyvjetorin me bashkëpunimin me Sindrom Down Kosova. Ne sot i’u shërbejmë 30 mijë klientëve me 50 mijë kartela që i kemi në treg, andaj mendoj që ka ardhë koha që me pas një impakt pozitiv”, u shpreh ai.