Artistja nga Prizreni, Onika, ka sjell së fundmi projektin e ri muzikor.
“Ke dasht” mban titullin kënga, të cilën po ashtu e ka kompletuar edhe me videoklip.
Këngëtarja, e cila ka lënë Islandën për të bërë muzikë në Kosovë, erdhi me një paraqitje të mrekullueshme skenike.
Projekti tashmë është i disponueshëm në platformën YouTube, gjithashtu edhe në iTunes e Spotify.
E njëjta ka filluar te merret me muzikë që në moshë të re, gjersa pëlqehet për zhanrin dhe vokalin e veçantë.
Onika ndërkaq në 2017 solli projektin e parë dhe më pas pauzoi pasi vazhdoi studimet në Gjermani.
Në vijim priten edhe të tjera projekte të suksesshme nga Onika.