“Only You” nga Dhurata Dora dhe Maitre Gims publikohet të premten

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Bashkëpunimi i këngëtares Dhurata Dora me Maitre Gims bëhet e ditur se do të lansohet nesër (e premte).

Këtë e kanë njoftuar vet artistët përmes disa postimeve që kanë shpërndarë në faqet e tyre zyrtare.

Bukuroshja shqiptare ka publikuar një tjetër postim përkrah artistit kongolez, emri i vërtetë i të cilit është Gandhi Bilel Djuna.

“Only You, 28.05.2021”, ka qenë përshkrimi i fotografisë referuar datës së saktë të publikimit të kësaj kënge.

Ky njëherësh është dueti i dytë me radhë i dyshes, klipin e të cilit e kanë realizuar në ishujt Maldive.

Të ngjashme