Open Ballkan po vazhdon të merr jetë dhe gjithnjë e më tepër po bëhet realitet.
Kësaj iniciative sot i dha përkrahje edhe Bashkimi Evropian, përmes komisionerit për Zgjerim, Varhelyi. Washingtoni tanimë e ka dhënë përkrahjen e vet.
Ndërkohë ata që janë mësuar të kundërshtojnë çdo gjë vetëm për të luftuar kundërshtarët e tyre politikë, do të vazhdojnë të zgjojnë nga varret Pashiqët dhe Millosheviçët për ta bërë argumentin e tyre më të besuar për masat të cilave u drejtohen.
Edi Rama po tregon lidership të vërtetë sepse edhe me gjithë këto sulme, etiketime, linqime e çfarë jo tjetër, po e qon përpara një ide, nga e cila edhe Kosova, kur ta kalojë këtë kohë populizmi e mediokriteti e kur të dalë ndonjë lider i vërtetë, jo vetëm se do t’i bashkohet, por edhe do t’ia sheh hajrin.