Ansambli italian “Aurata Fonte” dhe organizatorët e koncertit, respektivisht realizimit të premierës koncertale të operës “Scanderbeg” nga Antonio Vivaldi, kanë mbajtur konferencë për media.
Besa Luzha, profesoreshë ne Universitetin e Prishtinës, ka thënë se falë ndihmës që Qeveria, zyra e kryeministrit dhe komuna e Prishtinës ka dhënë, kjo operë është bërë e mundshme të realizohet në këtë kohë dhe në kryeqytetin e Kosovës.
“Një iniciativë që ka nis prej vitit të kaluar me korrespodencën e Perkliut. Kjo iniciativë e gjeti mundësinë për tu realizuar sivjet, sepse me Perkliun dhe Alketën u gjet momenti i duhur që sivjet në kuadër të manifestimeve qe qeveria po bën për Skënderbeun, u përputhën mirë dhe ne ja arritëm ta sjellim këtë operë, raporton Ekonomia Online.
“Qeveria, zyra kryeministrit dhe kryetari i Prishtinës menjëherë iu përgjigjën kërkesës sonë”, ka thënë Luzha.
Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka uruar organizatorët për organizimin e kësaj opere, duke thënë se nuk ka qenë e lehtë për ta të sjellin trupën muzikore në Prishtinë.
“Nuk ka qenë bash lehtë me ardh me gjithë këto instrumente. Ne të gjithë do kënaqemi bashkë, por edhe të dielën me përurimin e tri shtatoreve.
Perkili Pite, ideator dhe përgjegjës i projektit, ka prezantuar historikun e Vivaldit ndërsa ka thënë se opera nuk do të luhet siç është luajtur në kohën kur është shkruar dhe kompozuar, raporton EO.
“Kur fillova studimet për muzikën baroke nuk e dija se ekziston një muzikë e tillë për Skënderbeun. Rastësisht duke mbledhur materiale pash që disa gjëra lidheshin me njëra tjetrën”, tha ai.
“Një nga personazhet kryesore që ne kemi materiale, ka qenë një ambasador në Vienë, ish koleksionist i dorëshkrimeve dhe në koleksionet e tij fut veprat e Vivaldit dhe më vonë i shiten bibliotekës së Torinos. Aty janë me qindra e qindra vepra të Vivaldit”.
“Vivaldi fillon të përhapet në gjithë Austrinë. Vivaldi ishte i njohur në botë për instrumente por jo për opera. Për ta realizuar më shpejtë operën ai binte këngëtarët e vet. Ai i njihte këngëtarët e vet. Do të ekzekutohet në nëntë arje. Teksti për Skënderbeun është shumë i bukur.
Opera “Scanderberg” do të shfaqet nesër në orën 20:00.