Operacion i befasishëm në Prishtinë, arrestohet 35-vjeçari i kërkuar për vrasje të rëndë në tentativë

Foto nga arkiva
Prishtinë | 15 Gus 2025 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka njoftuar se në një operacion të befasishëm që mori Policia, u arrestua një i kërkuar nga gjykata për dy vepra të rënda penale.

“K.D., mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me urdhëresë gjykate për veprat penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’”, thuhet në njoftim.

I njëjti pas arrestimit nga ana e Policisë, në koordinim me prokurorin, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme