Numri i të vdekurve nga sulmi me raketa ruse të martën në një zonë të ngarkuar të qytetit lindor të Ukrainës, Kramatorsk, është rritur në 12, thanë zyrtarët ukrainas të enjten.
Operacionet e kërkim-shpëtimit mes rrënojave kanë përfunduar që nga mëngjesi i së enjtes, tha Ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Ihor Klymenko, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Tre fëmijë ishin në mesin e 12 personave që vdiqën, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.
Raketat godtën një qendër të njohur të qytetit të mbushur me restorante, biznese dhe ndërtesa apartamentesh.
Njoftimet e së enjtes erdhën një ditë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se policia arrestoi një person të dyshuar për koordinimin e sulmit vdekjeprurës.