Operacioni “Bistrica 2019”, goditet grupi kriminal në trafikun e hashashit

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Bistrica 2019”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Operacioni është zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, ku janë arrestuar dhe ndaluar 11 pjesëtarë të këtij grupi kriminal.  Arrestohet në flagrancë edhe një shtetas tjetër ku gjatë kontrollit iu gjet armë e municione. Konkretisht në pranga kaë rënë shtetasit me inicialet  E.Xh., 29 vjeç, G.L., 41 vjeç, A.Xh., 40 vjeç, dhe E. L, 28 vjeç,  të katërt banues në Fier. Si dhe u ekzekutuan urdhrat e ndalimit për  shtetasit;P.K., 49 vjeç, B.K., 55 vjeç, E. A, 43 vjeç,  të tre banues në banues në Patos; A.M., 47 vjeç, S .D., 43 vjeç, F.L, 21 vjeç  dhe  G.S., 27 vjeç,  të katërt banues në Fier.

Personat e mësipërm në bashkëpunim me njeri-tjetrin u kapën në flagrancë duke trafikuar në drejtim të Greqisë një ngarkesë prej rreth 79 kg lëndë narkotike të llojit “Canabis Sattiva” e cila ishte e fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin që drejtohej nga shtetasi G.L.

Në kuadër të këtij procedimi me datë 5 maj  2019,  në P.K.K. Kapshticë,  është arrestuar në flagrancë shtetasi G.Gj, 38 vjeç, me banim në Lushnjë, i cili u kap  duke transportuar për në drejtim të Greqisë rreth 68 kilogramë lëndë narkotike të llojit “Canabis Sattiva” të cilën e kishte fshehur në vende të krijuara posaçërisht në automjetin “Toyota”  që drejtohej prej tij.

Personat e arrestuar dhe te ndaluar kanë konsumuar elementët e  veprave penale ”Trafikim të lëndëve narkotikëve”, ”Grup i Strukturuar Kriminal”, në bashkëpunim.

Gjatë operacionit  u arrestua në Mallakastër dhe  shtetasi H. L, 52 vjeç, banues në Greshicë, Mallakastër, pasi  gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu pa leje, 1 armë zjarri automatike me 2 krehra me 60 fishekë si dhe 1 gjerdan me 30 fishekë.

Si rezultat i kontrolleve  të zhvilluara   në tërësi  u  sekuestruan; 145.6 kg  lëndë narkotike e llojit “cannabis sativa”; 4 automjete te markave te ndryshme; një sasi vlerash monetare;m 14 aparate  celularë me kartat SIM  të markave të ndryshme dhe 3 armë zjarri dhe municion luftarak. Nën drejtimin e Prokurorisë për  Krime të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë  të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky grup kriminal./Top Channel

Të ngjashme