Operacioni i doganës parandalon kontrabandimin e mbi 20.000 euro mallra

Prishtinë | 12 Jan 2024 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të planin Operativ kundër kontrabandës së mallrave nëpërmjet
vijës së gjelbër-rrugëve malore të paautorizuara nga Maqedonia e Veriut në Kosovë, njësitë
Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në regjionin e Vitisë kanë realizuar edhe një operacion.
Ky operacion ka targetuar automjete transportues të dyshimtë për kontrabandë me mallra. Pas
ndalimit të automjetit të parë u gjeten mallra të kontrabanduara, tekstile-veshmbathje në një
sasi prej 2,080 artikujve. Vlera e këtyre mallrave përcaktohet rreth 9,000 euro.

Përveç kësaj, është vërejtur se këto mallra shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale dhe janë marka të
falsifikuara. Derisa ne rastin e dytë, përsëri janë hasur në tentim të kontrabandimit tekstil në
vlerë rreth 12,000 euro. Mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar dhe ndaj palëve janë nisur
procedurat kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës vazhdon të angazhohet për të forcuar masat e sigurisë dhe luftën kundër
kontrabandës nëpërmjet bashkëpunimit me autoritetet e tjera vendore dhe rajonale.
Dogana e Kosovës ka aplikacionin e Dogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili
mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe
gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të
prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Të ngjashme