Policia e Kosovës ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për medie.
Kështu bëri të ditur para pak çastesh vetë institucioni përkatës përmes një postimi në “Facebook”,
Arsyeja e thirrjes ka të bëjë me operacionin e sotëm në veri, atje ku raportohet të jetë gjetur një arsenal armësh.
E njëjta konferencë do të fillojë rreth orës 19:30.