Oda Ekonomike e Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku janë paraqitur problemet në trasenë Prishtinë-Prizren dhe problemet me tarifat që u janë bërë operatorëve të ndryshëm të Kosovës, nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, raporton EkonomiaOnline.
Kryetari i Shoqatës së Autobusëve, Ruzhdi Kurtishaj ka thënë se Stacioni i Autobusëve nuk po e zbaton ligjin dhe si operatorë janë të dëmtuar.
“Jemi të dëmtuar si operatorë, sepse kemi paguar te gjitha taksat ndërsa në minutat ë njëjtë hyn operatorë me orar të njëjtë e na kërcënojnë. Ne kemi pasur takime në Ministri dhe zotriu në fjalë më ka thënë se pse s’po dorëheqës ti. Nuk kam vendim te gjykatës që me e ndal dhe përderisa s’kemi vendim të gjykatës ne jemi duke operuar. Praktikat deri tash në stacion tani operon hynë një operator pastaj hyn tjetri, stacioni na ka dëmtuar ka vepruar në mënyrë selektive. Ne kemi adresuar kërkesa stacionit të autobusëve dhe s’kemi asnjë shkresë dhe as imell. Fadil Bajrami po i kërcënon punëtorët tonë më këtë janë të njoftuar policia dhe inspektorët.
“Ne kemi vendim nga ministria e sot qohet një zyrtar që merr vendim që na qon drejt e në konflikt”, tha ai
Kadri Rrahmani, kryetar i shoqatës së autobusëve të Gjakovës, tha se ky problem mund të zgjidhet nëse ekziston vullneti nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.
“Për një ekses të vogël nuk bënë me u prish, stacioni i autobusëve e kanë pas mundësinë. Ata mundem me rregullua këtë çështje”.
Kryetari Kurtishaj propozoi që të formohet komision dhe të zgjidhet ky problem.
“Po e bëjmë një komision që me shku me zgjidh këtë problem”.
Kurtishaj ka thënë se nuk mund të arrihet marrëveshje vetëm mes dy palëve pasi është kërcënuar.
“Përderisa me kërcënon personi këtu është vetëm një problem pse sacioni nuk e zbaton rregullin për të gjithë”, ka thënë ai.
Pas debatit, në një prononcim për media foli, Kadri Rrahmani, Kryetar i Shoqatës së Autobusëve të Gjakovës.
“Ne sot jemi mbledhur këtu për një problem që është shfaqur tash kohën e fundit, një problem që tash gjykata ka lëshuar një vendim për një linjë të një operatori i cili bie ndesh më një linjë ekzistuese dhe ka lëshuar një orar, ku ky orar ka ekzistuar edhe më herët dhe tash kanë has deri të konfliktet mes dy operatorëve. Ne sot e shqyrtuam problemin dhe do të përpiqemi që sa të mundemi me i ik problemit”, tha ai.
Po ashtu në këtë takim u shfaqën edhe disa shqetësime të tjera të operatorëve, përkitazi me tarifat e stacionit të autobusëve, të cilat po konsiderohen të larta.
Edhe vendparkimet mbeten shqetësuese për operatorët e linjave Prishtinë me qytetet e tjera.