Këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj, ka reaguar ndaj Presidentes, Vjosa Osmani e cila zgjodhi një institucion privat për të kryer një operacion.
Prevlukaj ua ka rikujtuar se nuk kanë lënë gjë të zezë pa thënë, e gur pa lëvizur kur Isa Mustafa, apo nana e Ramush Haradinajt u operuan jashtë vendit, duke shtuar se sot pikërisht këta njerëz po i injorojnë spitalet e shtetit.
“Nuk lanë gjë të zezë pa thënë, e gur pa lëvizur kur Isa Mustafa, apo nana e Ramush Haradinajt u operuan jashtë vendit. Sot pikërisht këta njerëz që shtireshin si të afërt me popullin, injorojnë spitalet e shtetit”m ka shkruar Prelvukaj.
Shkrimi i plotë i tij:
Nuk lanë gjë të zezë pa thënë, e gur pa lëvizur kur Isa Mustafa, apo nana e Ramush Haradinajt u operuan jashtë vendit. Sot pikërisht këta njerëz që shtireshin si të afërt me popullin, injorojnë spitalet e shtetit.
Çfarë hipokrizie.
Mirëdita ju që sot e fusni kokën ndër dhe nga turpi, për faktin që menduat se këta njerëz janë të ditur e parimorë.