Operohet gruaja që u plagos në Fushë Kosovë, drejtori i Kirurgjisë Torakale flet për gjendjen e saj

Prishtinë | 07 Gus 2024 | 12:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci, ka bërë të ditur për Ekonomia Online se gruaja që u plagos të martën në Fushë Kosovë është operuar, si pasojë e plagëve të marra.

Kolgeci ka thënë se gjendja e pacientes është stabile dhe se nuk beson se do të ketë përkeqësime apo intervenime të tjera.

Ai ka shtuar se e plagosura ka pasur lëndime në krahun e majtë, në kokë dhe bark, por më të rëndat kanë qenë ato në regjionin e toraksit të majtë .

“Kiriurgjia Torakale ka bërë një intervenim kirurgjik që ka qenë i nevojshëm dhe mandej ajo është transferuar në klinikën tonë për trajtim më të mëtutjeshëm. Gjendja e pacientit për momentin është stabile dhe besoj se kjo gjendje do të vazhdojë”.

“Lëndimet i ka pasur në krahun e majtë, që është lëndim më i vogël, në kokë, në bark. Por, ajo që është më e rëndë ka qenë në regjionin e toraksit të majtë”.

“Nuk besoj që kemi nevojë për intervenime të tjera”, ka thënë Kolgeci për EO.

Të ngjashme