Operohet me sukses Arbëri Zeneli, falënderon fansat që e mbështetën (Foto)

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Arbër Zeneli ka kryer me sukses një ndërhyrje kirurgjike në këmbë pas një lëndimi të rëndë.

Reprezentuesi i Kosovës ka kaluar me sukses operimin pasi kishte këputur ligamentet e gjurit të këmbës së djathtë.

Futbollisti kishte braktisur fushën e blertë në minutën e 38 të takimit në ndeshjen e Dardanëve kundër Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Sulmuesi i është drejtuar përmes rrjeteve sociale të gjithë fansave duke i falënderuar për përkrahjen që i kishin dhënë gjatë gjithë kohës.

“Operacioni shkoi mirë, fjalët tuaja e mira dhe përkrahja, do të më kthejnë më të fortë se kurrë. AZ17 dhe AZ10 po rimbushen”, ka shkruar Zeneli në faqen e tij në Instagram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme