Opinioni i Institucionit të Avokatit të Popullit lidhur me vendimet e PZAP-së, reagon Partia Liberale Egjiptiane

Prishtinë | 25 Gus 2021 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Avokati i Popullit me datën 23 gusht 2021 ka publikuar opinionin në faqen zyrtare të IAP-së, sipas së cilës kuptohet që me datë 03 gusht 2021 ka dërguar shkresë zyrtare në formë të mendimit juridik Gjykatës Kushtetuese sipas së cilës ka vlerësuar, konstatuar dhe nxjerr përfundime se kërkesa jonë e parashtruar me datë 13 prill 2021 në Gjykatën Kushtetuese përbën shkelje të të drejtave të njeriut.

E lidhur me këtë ka reaguar Partia Liberale Egjiptiane (PLE) .

Komunikata e plotë e tyre:

Në kuadër të angazhimeve dhe zhvillimit të betejës ligjore përkitazi me orkestrimin e votave dhe të shtrembërimit të vullnetit të mbështetësve votues të komunitetit Egjiptian për subjektin politik Partia Liberale Egjiptiane (PLE) të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit 2021 ka arritur në një nivel tjetër të zhvillimit. Me kënaqësi ju informojmë se ankesa e parashtruar e subjektit politik Partia Liberale Egjiptiane (PLE) dhe të subjektit politik Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) e datës 13 prill 2021 tek Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka gjetur mbështetje.
Institucioni i Avokatit të Popullit si institucion përgjegjës në nivel kombëtar për luftimin e diskriminimit dhe si institucion publik që ka përgjegjësi dhe mandat kushtetues dhe ligjor, mes tjerash, të jep mendime juridike në rastin konkret Gjykatës Kushtetuese, me datën 23 gusht 2021 publikoi opinionin në faqen zyrtare të IAP-së, sipas së cilës kuptohet që me datë 03 gusht 2021 ka dërguar shkresë zyrtare në formë të mendimit juridik Gjykatës Kushtetuese sipas së cilës ka vlerësuar, konstatuar dhe nxjerr përfundime se kërkesa jonë e parashtruar me datë 13 prill 2021 në Gjykatën Kushtetuese përbën shkelje të të drejtave të njeriut.
Për me tepër IAP si institucion përgjegjës, nxjerr në përfundim se:
• Perkunder ketij fakti, Avokati i Popullit vlereson se per raste te njejta organet vendimmarrese duhet te nxjerrin vendime te njejta. Ne kete menyre garantohet realizimi pa dallim i te drejtave zgjedhore dhe te pjesemarrjes, te garantuara me Kushtetute dhe instrumente nderkombetare, ne te kunderten, nese per raste te njejta nxjerren vendime te ndryshme, atehere krijohet situate e pabarazise dhe standardeve te dyfishta te vendosura nga organet vendimmarrese.


• Ne rastin e ankuesve, Avokati i Popullit veren se PZAP dhe GjS kane perdorur argumentet e paraqitura nga ankuesit, dhe ne baze te tyre kane nxjerre vendimet sipas te cilave disa jane aprovuar pjeserisht, ndersa disa te tjera jane refuzuar. Lidhur me kete çeshtje, Avokati i Popullit ka verejtur se ne te gjitha rastet e ankimuara nga ankuesit, argumentet kane qene te njejta (mosperputhje ne mes te numrit te votuesve dhe votave te fituara nga subjektet politike). Prandaj, Avokati i Popullit e konsideron te rendesishem vleresimin e kesaj çeshtje nga Gjykata Kushtetuese.
• Avokati i Popullit konsideron se eshte e nevojshme qe Gjykata Kushtetuese te shqyrtoj kerkesen nga subjektet politike Partia Liberate Egjiptiane (PLE), Partia Rome e Bashkuar e Kosoves (PREBK), dhe individet Veton Berisha nga komuniteti egjiptian dhe Albert Kinolli nga komtmiteti rom dhe te vleresoj nese ne rastin konkret jane cenuar apo jo te drejtat zgjedhore dhe te pjesemarrjes, te garantuar me Kushtetuten e Republikes se Kosoves.


• Nga e gjithe kjo qe u theksua me siper, Avokati i Popullit vlereson se institucionet e Republikes se Kosoves duhet te jene garantues per organizimin e procesit zgjedhor, duke promovuar nje barazi te plote dhe efektive ndermjet pjesetareve te komuniteteve ne te gjitha fushat e jetes ekonomike, shoqerore, politike dhe kulturore. Kjo garanci shprehet ne organizimin, mbarevajtjen por edhe me vendimet lidhur me procesin zgjedhor ne Republiken e Kosoves.
Subjekti Politik PLE dhe përkrahësit e saj tani janë në pritje të konfirmimit final të drejtësisë nga Gjykata Kushtetuese që të vendos meritorisht dhe të vlerësojë se kërkesa jonë përkitazi me procesin zgjedhor është e bazuar dhe përshtatshmërisht me vlerësimet dhe përfundimet e opinionit të IAP-së të datës 03 gusht 2021 me numër të protokolit 1144/2021 ta jep verdiktin final, dhe vetëm në këtë mënyrë ruhet kushtetueshmëria dhe rendi juridik në Republikën e Kosovës, duke parandaluar skenarët që potencialisht paraqesin rrezik për të ardhmën dhe aq me tepër “legjitimojnë” padrejtësitë e mëdha si dhe ndikojnë në manifestimin e drejtë të vullnetit të komunitetit Egjiptian të shprehur sipas votës.


Andaj PLE si subjekt politik me përvojë institucionale beson se Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë në frymën e opinionit të IAP-së të datës 03 gusht 2021 me numër të protokolit 1144/2021.

Të ngjashme