Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa organizuan pritje shtetërore për nder të 9-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Me këtë rast presidenti Thaci tha se Kosova për këto vjet pavarësi ka shënuar arritje të theksuara, duke përmendur 113 njohjet, anëtarësimin në institucione kredibile ndërkombëtare, si në UEFA dhe FIFA, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se janë të angazhuar të ndërtojnë një shtet të zhvilluar ekonomikisht, ndërsa synimi kryesor sipas tij mbetet anëtarësimi në BE, NATO dhe organizata tjera kredibile.
Në këtë pritje solemne morën pjesë personalitete nga jeta politike, kulturore, akademike dhe fetare.
Aty nuk u panë liderët e partive opozitare, e as ndonjë zyrtarë apo deputetë nga opozita.