Opozita dyshon se buxheti për ushtrinë po mbahet fshehtë, Komisioni për Siguri do të mblidhet sërish

Prishtinë | 21 Nën 2023 | 10:48 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të martën ka shqyrtuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, nga fushëveprimi i Komisionit, raporton Ekonomia Online.

Pozitë e opozitë u pajtuan që të mbahet edhe një takim tjetër për të marrë kërkesat e tjera sa i përket buxhetit për ushtri.

“Duke pasur parasysh çështjen e buxhetit, është mirë me mbajt edhe një takim tjetër”, tha deputeti i VV-së, Enver Dugolli.

Ndërsa kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha, dyshon se amendamenti i Projektligjit për Buxhetin për ushtrinë po mbahet fshehtë.

“Ka fjalë se po mbahen fshehtë takime si nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, por edhe të VV-së dhe nuk po duan ta diskutojnë me neve si Komision”, u shpreh Berisha.

Të ngjashme