Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, e kanë quajtur anti-ligjor vendimin e Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e Kimete Gashi, anëtare e Organit Shqyrtues të Prokurimit, raporton Ekonomia Online.
Ata kanë kërkuar që për raportim të vije për raportim ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ta arsyetojë këtë vendim.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e konsideron si absurde vendimin e Qeverisë për shkarkimin e Kimete Gashit nga Bordi i OShP-së.
“Pse është vendim i tillë, pse është ndarë vetëm një anëtar. Qeveria është dashur të vijë të tregojë për vendimin, konkretisht ministri i Shëndetësisë, e jo në këtë mënyrë. Qeveria nuk mundet me konstatu se një Bord ka bërë shkelje kur nuk ka vendim të Gjykatës”, tha Hoti.
E deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, kërkoi që ministri i Shëndetësisë të vijë në Komision e ta arsyetojë vendimin.
“Pse është kaq komod krejt stafi dhe një tjetër të jetë në qendër të vëmendjes. Ministri është dashur të vijë këtu dhe të jap përgjegjësi pse e ka marrë këtë vendim. Ministri i Shëndetësisë është dashur të vijë këtu dhe ta arsyetojë këtë vendim”.
Edhe deputetja Duda Balje, tha se qysh ka mundësi që Gashi të ketë përgjegjësi e vetme, raporton EO.
“A keni marrë vetëm një fakt për përgjegjësi të Kimete Gashit. A kemi ne të drejtë që të themi se janë fajtor kur Gjykata ka thënë se nuk janë fajtorë. Ku është fanti që Gashi individualisht është fajtore për pikën me të cilën po diskutojmë”, tha Balje.
Kryetari i Komisionit, Armend Muja, adresoi akuza ndaj Bordit të OShP-së se po tentojnë të bëjnë kontrabandë të barnave, me insistimin për sigurimin e tenderit për insulina pa autorizim të marketingut.
Ai paraqiti dy vendime të OShP-së njërën në vitin 2019 dhe tjetrin në vitin 2021, ku tha se ka kontradiktë mes tyre.
Kritika adresoi edhe deputetja Jeta Statovci, e cila tha se nuk ka pasur ligjshmëri të vendimet për tenderin për insulina.
“Ne kemi një rrethanë kur paraleli nënkupton që nuk ka një produkt të regjistruar me autorizim marketing. Rrethanën në të cilën e keni pasur dosjen në tavolinë, pra ka qenë me dy produkte që njëra ka autprizim marketing e tjera nuk ka autorizim marketing. Çështja e udhëzimit administrativ është në dy raste, pra kur flitet për sëmundje të rralla si fibrozës citrike ku janë 20 pacientë e një kompanie të madhe nuk mundesh t’i thuash hajde apliko për autorizim marketing. Në gjykimin e juaj jeni përballë me një insulinë që është konkurente me njëra-tjetrën por thjeshtë kanë qenë paralele me njëra-tjetrën, se njëra ka pasur autorizim marketing e tjetra nuk ka pas”, u shpreh Statovci.
Mirëpo, anëtarja e Bordit të OShP-së, Kimete Gashi, insistoi në ligjshmërinë e vendimet për tenderin për insulina, ku tha se i njëjti është vërtetuar edhe nga gjykatat e rregullta.