Opozita e shoqëria civile me kritika për reformën në drejtësi, Miftaraj: Qeveria bëri kampanja kundër Kushtetueses

Prishtinë | 10 Qer 2024 | 15:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur tryezën e diskutimit me deputetë të partive opozitare të Kuvendit të Kosovës me temën se “Cili është Progresi që na duhet në Reformën në Drejtësi?”, raporton Ekonomia Online.

Driton Selmanaj, zëvendëskryetar i parë i Komisionit për Legjislacion, ka thënë se narrativa e qeverisë për reforma në drejtësi dhe narrativa që kjo qeveri do ta luftojmë krimin e korrupsionin paska qenë vetëm narrativë politike.

“Fatkeqësisht u ë mund të konstatoj qysh në fillim se nga ideja për reformë në drejtësi unë mendoj që rrjedhat  kanë shkuar drejt një përkufizimi tjetër në reformat për padrejtësi. Pse kështu, sepse unë e kam parë që narrativa që ka qenë përtej Kuvendit, narrativat për nevojën e ndryshimeve të mëdha që duhet të bëhën në sistemin e drejtësisë, paskan qenë vetëm narrativa politike. Në sistemin e drejtësisë ka probleme dhe as kush nga partitë politike nuk e amniston këtë argument që sistemi i drejtësisë në Kosovë ka probleme. Ne kemi me duar që qoftë vettingu, reformat në Këshillin Prokurorial, ose gjykata komerciale, gjykata administrative, krejt këto do të jenë në funksion të drejtësisë. Por ne e kemi larë që kanë ndodhur dy probleme, problemi i parë është që qëllimet nuk kanë qenë fisnike, dhe e dyta shkrimi shumë i dobët, padituria për të bërë reformë, për të shkruara ligje, për të njohur sistemin dhe më pas për të ofruar zgjidhje të problemeve brenda sistemit dhe e treta që ka dalë është mungesa e bashkëpunimit të qeverisë me organet e drejtësisë. Narrativa për reforma në drejtësi paska qenë veç narrativë politike edhe narrativa që do ta luftojmë krimin e korrupsionin paska qenë vetëm politike sepse sot jemi gati edhe 5-6 muaj na k mbetur mandati i plotë i Kuvendit kjo qeveri nuk ka arritur ta shkruaj as strategjinë kundërkorrupsion. Tjetra që është element shumë i rëndë dy vite pa kryeporokuror të shtetit”, ka thënë ai.

Blerta Deliu-Kodra, anëtare e Komisionit për Legjislacion (PDK), ka thënë se qeveria është përpjekur që të krijoj një bazë ligjore jo funksionale për sistemin tonë të drejtësisë, për shtetin e Kosovës në disproporcion të plotë me direktivat e BE, dhe në kundërshtim të plotë më Kushtetutën, kjo sipas saj, me idenë që përmes ndryshimeve ligjore të kapin edhe më shumë sistemin.

“Vetë faktin që sot nuk e kemi shumicën në këtu, një parti që udhëheq në një rin prej numrave më të mëdha ndonjëherë në organin legjislativ, kjo flet mjaftueshëm. Është viti i fundit i kësaj qeveri dhe nëse kthehem prapa tek sllogani kryesor, punësim dhe drejtësi, çfarë shohim sot, në 40 nisma legjislative prej të cilave sukseset janë minimale për të mos thënë se janë periferike në raport edhe me fushatën e tyre zgjedhore por edhe me atë premtimet e tyre për ndryshime të mëdha në sistemin e drejtësisë, me idenë se ata po krijojnë sistem për ti kapur peshqit e mëdhenj. Është bërë përpjekje që të krijohet edhe një bazë ligjore jo funksionale për sistemin tonë të drejtësisë, për shtetin e Kosovës në dispropocion të plotë me direktivat e BE-së ku dështim të plotë më Kushtetutën por me idenë që përmes ndryshimeve ligjore të kapin edhe më shumë sistem. Një shumicë parlamentare e cila gjatë këtij mandati do të mbahet mend për mbrojtjen e personave të apostrofuara në korrupsion dhe për sulmet më të ashpra të sistemit të drejtësisë”, ka thënë ajo.

Besnik Tahiri, anëtar i Komisionit për Legjislacion (AAK), ka thënë se kjo qeveri për tri vite është munduar që të kap sistemin e drejtësisë. 

“Çka shpërfaq qeveria tri vjet e gjysmë që e kemi sot në Kosovë. Për vlerësimin tim i shpërfaq tri elemente serioze, e para ka të bëjë me kapjen e shtetit, respektivisht kapjen e sistemit të drejtësisë me ligje. I dyti shpërfaq në plotni korruptimin e luftës kundërkurrupsuon dhe e treta pa zotësinë dhe kompetencën për me i qëndru prapa secilit plan, secilës strategji”, ka thënë ai.

Visar Krasniqi, anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ka thënë se mënyra e vetme që reforma në sistemin e drejtësisë të jetë gjithëpërfshirese është e nevojshme të këtë një koordinim të mirëfilltë mes gjithë akterëve në proces.

Ai ka thënë se KPK-ja do të jetë pjesë e proceseve ku trajtohet si palë e barabartë.

“Procesi i reformave ka marr një rrugë, ku KPK po merr pjesë në këto procese. Jemi në një fazë  ku përfshihet një pako tjetër e ligjeve që del nga strategjia për sundimit të ligjit dhe deklarata e zotimeve të këshillave dhe në bazë të kësaj çka është e njohur për publikun është qëndrimet e Këshillave dihen. KPK do të jetë pjesë e këtyre nismave deri në masën kur trajtohet si palë dhe partner në proces. Prandaj që reforma në sistemin e drejtësisë të jetë gjithëpërfshirëse është e nevojshme të këtë një koordinim të mirëfilltë mes gjithë akterëve në proces, në mënyrë që procesi i reformës të jep rezultatet e pritura. Konfirmoj edhe një herë qëndrimin e KPK-së se do të jetë pjesë e proceseve ku trajtohet si palë e barabartë”, ka thënë ai.

Ehat Miftaraj, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se qeveria ka bërë edhe kampanja kundër Gjykatës Kushtetuese duke akuzuar se kjo gjykatë është duke penguar reformë në drejtësi.

“Fatkeqësisht pasi morëm dy ligje, ligji për byronë 2021 kemi dërguar komente, kemi thënë që ky ligj është 90 për qind në kundërshtim me Kushtetutën, parimet dhe standardet e mira. Kemi thënë që të vetmet dispozita në këtë ligj që janë në harmoni me kushtetutën janë qëllimi i ligjit dhe dispozitat kalimtare. Është fatkeqësi se komisioni i Venecias, ku analizat tona i ka konfirmuar 90 për qind. Reforma në KPK, kemi nda një draft ligj me ministren, sot draftligji që është aktual. Nuk ka logjikë që me u injoru partneret ndërkombëtar, opozita e shoqëria civile. Kjo qeveri e kemi parë që bëjnë edhe kampanja kundër Gjykatës Kushtetuese duke akuzuar se kjo gjykatë është duke penguar reformë në drejtësi, kjo qeveri harron që të njëjtat probleme që po i gjënë Gjykata Kushtetuese po i gjënë edhe Komisioni i Venecias”, ka thënë ai.

Të ngjashme