Opozita e shpall “të vdekur” spitalin e Podujevës

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 09:58 | Nga

Janë bërë një varg kritikash e akuzash nga partitë opozitare për sektorin e Shëndetësisë në Podujevë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyrtarët e tyre kanë akuzuar drejtuesit e QKMF-së në këtë komunë për mosofrim shërbimesh, punësime të paligjshme, mosshfrytëzim pajisjesh të shtrenjta, ndërsa komunarët për mosemërimin e drejtorit të Shëndetësisë në Komunë e për vdekjen e spitalit.

Për të gjitha këto është thirrur edhe seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal.

Iniciuesi i saj, këshilltari i AAK-së, Patriot Rudari, ka thënë se edhe pas 5 muajsh nuk është emëruar drejtori i Shëndetësisë.

Opozita e shpall “të vdekur” spitalin e Podujevës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme