Duhet ta pranojmë që në këtë situatë ndryshimesh të mëdha gjeopolitike, duhet shumë më tepër angazhim nga Perëndimi për bindje të Serbisë, sesa për bindje të Kosovës – e cila përveç që është viktimë, as nuk kërcënon, as nuk kushtëzon, as nuk përdorë alternativë tjetër politike përpos drejtimit Euro-Atlantik.
Minimizimi i situatës së pavolitshme të Kosovës në këtë periudhë do të mund të bëhej vetëm me debat të sinqertë ndërpartiak brenda dyerve të mbyllura, me unitet të plotë politik në takime me emisarët 🇺🇸🇪🇺, dhe me një zë unik përballë Serbisë!
Refuzimi i partive për takimin koordinues me Qeverinë vërteton se edhe opozita e sotme si ajo e djeshme (VV) e përdorë dialogun për vota e jo për forcim të interesit shtetëror të Republikës së Kosovës!