Kuvendi i Kosovës ka debatuar për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit, raporton Ekonomia Online.
Propozuesi i debatit parlamentar, Avdullah Hoti tha se kjo marrëveshje është ndër më të rëndësishmet që i ka ndodhur vendit që nga shpallja e pavarësisë.
“Kemi thirrur debat për veprimet e Qeverisë për respektimin e kësaj marrëveshje. Kjo marrëveshje është ndër më të rëndësishmet nga shpallja e pavarësisë”.
“Me këtë ne kemi thyer izolimin ndërkombëtar që i ka ndodhur Kosovës”.
Sipas Hotit marrëveshja ekonomike e Washingtonit ishte hap drejtë njohjes reciproke mes Kosovës e Serbisë.
“Republika e Kosovës së 17 shkurtit është projekt i përjetshëm. Integrimet tona mbarëkombëtare janë projektuar që në gjenezë të shtetit të pavarur të Kosovës. Subjektiviteti jonë ndërkombëtar nënkupton obligimin tonë për normalizim me fqinjët tanë”.
“Marrëveshja si ekonomike do të shtynte vendet për marrëveshje përfundimtare. Marrëveshje të tilla që na tregon historia krijojnë realitete të reja gjeopolitike. Këtë marrëveshje duhet pa si hap drejtë njohjes reciproke. Veç elementëve politike kjo përmbajtje edhe projekte infrastrukturore”.
Hoti ka kërkuar që të miratohet një rezolutë që do të ndihmojë Qeverinë për zbatimin e kësaj marrëveshje.
Mimoza Kusari- Lila nga LVV-ja ka thënë që ky debat po kërkohet për të ditur qëndrimet e Qeverisë për marrëveshjen e Washingtonit, por që Hoti foli për progreset që ka pasur.
“Thirrjen për këtë debat e kuptova që është më shumë për të raportuar deputeti Hoti për progesin që ai mendon që është arritur me marrëveshjen e Ëashingtonin”.
“Nuk mund të kërkoni përgjigje në pyetje për të cilën ju vet nuk jeni përgjigjur para se të niseni në Washington. Ju po kërkoni përgjigje në pyetjen që ka shkaktuar thyerje mes juve e AAK-së”.
Abelard Tahiri ka thënë se PDK-ja mbështet çdo marrëveshje kur partner është ShBA-ja por që nuk e kanë kuptuar se pse ajo është arritur me shpejtësi.
Poashtu ai ka thënë se ka qenë gabim heqja e pikës 10 ku është paraparë njohje reciproke. Tahiri ka kërkuar vlerësim të qartë për këtë marrëveshje nga Qeveria Kurti.
“Po shohim paqartësi e mjegull të kësaj Qeverie. Qeveria është institucion i madh me shumë kuadra e mekanizma që do të duhej të dilte më një vlerësim të qartë”.
Shefi i PDK-së i ka kërkuar Kurtit që mos të merret me të kaluarën por të dal të flas për vizion për të ardhmen, raporton EO.
“Fokusohu edhe jepna përgjigje edhe mos u kesh se nuk t’ka hije me kesh”
Besnik Tahiri nga AAK-ja ka thënë se kjo marrëveshja ka qenë dhe vazhdon të jetë ndër më të rëndësishme në procesin e shtetndërtimit të Kosovës. Me këtë marrëveshje Kosova ka fituar.