Opozita: Kurti po mundohet të shkojë në zgjedhje pa e formuar asociacionin

Prishtinë | 26 Dhj 2023 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Pas deklaratave të emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak se formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe, është çështje e brendshme e Kosovës, kryeministri Kurti deklaroi se vitin e ardhshëm mund ta shkruaj një draft-statut për formimin e asociacionit në koordinim me ministrat e tij Nenad Rashiq, dhe Elbert Krasniqin.

Por, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, tha se Kurti po tenton që të mbulojë marrëveshjen e dëmshme që i ka sjellë Kosovës. Sipas tij, Kurti dëshiron që ta dërgojë Kosovën në zgjedhje të parakohshme pa e formuar asociacionin edhe pse tashmë e ka pranuar dhe siç thotë nuk mund të zhbëhet

Skandaloze i quan deklaratat e Kurtit edhe deputetja e LDK-së, Rrezata Krasniqi, sipas saj Kurti, LDK-ja pret që qeveria, draft statutin e pranuar ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese

“… Kurti duhet ta dijë se nuk është duke folë para këshillit të VV-së, por është duke folë në emër timin e tonin si qytetar të Kosovës, me bashkësinë ndërkombëtare, kjo është vetëm një deklaratë skandaloze e rradhës ”, tha Krasniqi.

Ditë më parë kryeministri Kurti ka prezantuar një plan shtatë pikesh sipas të cilit shqyrtohen pikat të cilat dërgojnë drejtë normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Të ngjashme