Kreu i opozitës në Mbretërinë e Bashkuar, Jeremy Corbyn tha “se kryeministrja Theresa May duhej ta kërkonte miratimin e Parlamentit përpara se të merrte pjesë në sulmet kundër Sirisë”.
Ai tha se britanikët nuk duhet të marrin udhëzime nga Uashingtoni.
May në mesazhin ku ka lajmëruar përfshirjen e vendit të saj në sulmin ndaj Sirisë, pas ShBA të Trumpit dhe Francës së Macronit, ka saktësuar se nuk bëhet fjalë “për një ndërhyrje në luftën civile siriane”.
Objektivi nuk është “një ndryshim regjimi”, ka theksuar ajo, duke këmbëngulur në konceptin e aksioneve “të shënjestruara” kundër arsenalit të armëve kimike të forcave të Assadit.